Rikthehet Agim Canaj: Ndonjë lojtar nuk është i kënaqur, nuk e kam menduar dorëheqjen!

Pritej të hënën, por Agim Canaj ka mbërritur në Shkodër të mërkurën në mesditë, ndërsa pasdite ka qenë në krye të stërvitjes së skuadrës, në përgatitje për ndeshjen e radhës me Erzenin në Shijak. Sipas Shkodrasport.com, Canaj është shoqëruar në skuadër nga administratori Lici dhe drejtori sportiv Firat.

Në prezencën e tyre, tekniku ka motivuar skuadrën me premtimin se problematikat do t’u zgjidhen. Ndërkaq, vlonjati nuk ka harruar të tregonte për udhëtimin në Angli, duke theksuar se asnjëherë nuk ka deklaruar dorëheqjen nga Vllaznia.

Unë gjatë këtyre ditëve kam munguar me leje nga drejtuesit e klubit për të qenë pranë vajzës time në Angli. Sa i takon asaj zhurme të krijuar, mund të konfirmoj se asnjëherë nuk e kam menduar dorehëqjen nga Vllaznia”, ka qenë kjo deklarata e parë e Canajt para skuadrës.

Ndërkohë që nuk ka mbetur pa u prekur  edhe problematika e kërcënimit ndaj tij, duke e zbutur në pakënaqësi. “Ka patur pakënaqësi të ndonjë lojtari për aktivizimin, por unë nuk mund t’i zgjidh të gjitha këto probleme në 10 ditë. Mund ta quani kërcënim, presion apo si të doni, por unë them se është pakënaqësi e ndonjërit prej futbollistëve për minutat e pakta të aktivizimit. Situatat tek Vllaznia ju i njihni mirë, kanë qenë të tilla edhe më përpara, por unë nuk jam prej atyre trajnerëve që me tërheq kush kollaj nga mënga e xhaketës. Tashmë  jemi të fokusuar tek ndeshja e radhës me Erzenin, për ta kaluar me sukses edhe atë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *