Rikthehen Bucks, Kyrie Irving “shkatërron” Raptors

Humbja e dytë radhazi për Toronto Raptors. Kawhi Leonard me 31 pikë dhe 15 rikuperime nuk mjaftoi kundër Boston Celtics, pasi gjithçka u mbyll 123-116 pas shtesës. Një ndeshje e balancuar, me kanadezët që në fund të tre periodave të para kishin një epërsi të lehtë në pikë. Koha e rregullt u mbyll 107-107 dhe Leonard në sekondat e fundit nuk realizoi dot në tentativën për dy pikë.

Në shtesë Celtics u treguan më të saktë dhe realizuan shtatë pikë më shumë, duke marrë kështu fitoren e nëntë sezonale. Humbja e dytë radhazi për Raptors dhe e katërta në total. Kyrie Irving ishte padyshim njeriu i ndeshjes, teksa shënoi 43 pikë dhe shërbeu 11 herë për shokët e ekipit.

Ndryshe nga Raptors, Milwaukee Bucks kanë reaguar dhe kanë mposhtur Chicago Bulls 123-104. Një kundërshtar i lehtë duhet thënë. Eric Bledsoe me 25 pikë, si dhe Khris Middleton e Giannis Antetokounmpo me nga 23 pikë spikatën për Bucks.

Anthony Davis (43 pikë, 17 rikuperim, 5 asiste) ishte i papërmbajtshëm për New Orleans Pelicans. Skuadra e tij mposhti New York Knicks me rezultatin 129-124. Në rrugë të mbarë edhe Indiana Pavers, që bënë detyrën kundër Miami Heat. Ky takim u mbyll 99-91.

Fitore me vlera ajo e Minnesota Timberwolves kunder Portland Trail Blazers me shifrat 112-96. Derrick Rose realizoi vetëm 17 pikë, por shokët e tij ishin në ditë të mirë dhe pesë prej basketbollistëve të Timberwolves shënuan më shumë se nga 10 pikë.

Jimmy Butler (28 pikë) dhe Joel Embiid (23 pikë) udhëhoqën Philadelphia 76ers në fitoren 113-107 kundër Utah Jazz. Washington Wizards nuk i kanë bërë dot ballë Brooklyn Nets në shtëpi, pasi u mundën 104-115.

Ecuri e mirë edhe për Memphis Grizzlies, që mundë Sacramento Kings 112-104. Jaren Jackson Jr. me 27 pikë, si dhe Marc Gasol me 19 pikë e 15 topa të rikuperuar, ishin ata që morën ekipin e tyre për dore dhe i dhanë fitoren e nëntë për këtë sezon.

Indiana Pacers-Miami Heat 99-91
Washington Wizards-Brooklyn Nets 104-115
Memphis Grizzlies-Sacramento Kings 112-104
Minnesota Timberwolves-Portland Trail Blazers 112-96
Philadelphia 76ers-Utah Jazz 113-107
Boston Celtics-Toronto Raptors 123-116
New Orleans Pelicans- New York Knicks 129-124
Milwaukee Bucks-Chicago Bulls 123-104

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *