Rike Roçi dhe Ikardi, “kryqëzim” në Ibiza!

Nëse ka një vend ku ndoshta “VIP”-at kryqëzohen, sa i përket pushimeve të stinës së verës, ai është padiskutim ishulli i bukur i Ibizës në Spanjë, pa harruar edhe Formenterën. Futbollistë nga e gjithë bota kalojnë të paktën një ose dy ditë aty, duke preferuar sidomos qershorin dhe pak korrikun, deri në startin e grumbullimit.

Natyrisht, ka edhe nga ata si Xhanluixhi Donaruma që braktisin provimin e maturës për Ibiza, apo si Bobo Vieri që tashmë dihet se jetën e ka kthyer në një udhëtim të përhershëm mes valixhes, veshjeve, syzeve të diellit dhe plazhit…

Ibiza mbledh të gjithë, ashtu sikurse edhe një tifoze speciale të kombëtares së Shqipërisë, Rike Roçi, e cila ka preferuar që të pushojë pikërisht në Detin Mesdhe, mes ekzotikës, festave në plazh. Rikja shfaqet më e bukur se kurrë, edhe pse shqiptarët e kanë fiksuar në tribunën e “Velodrome”, ndaj Francës, duke tërhequr kameramanët e gjithë botës…

Ish-banorja e Big Brother, megjithatë, është frekuentuese e rregullt e ishullit të famshëm, teksa në të, këto ditë, është duke pushuar edhe familja Ikardi, e cila do të kalojë disa ditë, pas Dubait. Sulmuesi i Interit, por edhe bashkëshortja Uanda Nara, me fëmijët e tyre.

Sigurisht, Rike, edhe pse tifoze e çmendur me Milanin, ka njohje me lojtarët e Interit, nisur nga fakti se ne San Siro shkon shpesh dhe se në eventet e ndryshme te modes milaneze nuk mungon.

Veçantia qëndron se, me Riken, këtë herë, nuk është Irid Oksa, tifozja tjetër super seksi e Europianit shqiptar, e cila ka preferuar më shumë Barcelonën dhe Amsterdamin, teksa po kalon edhe disa ditë më familjen, në pritje të ndonjë udhëtimi me të dashurin e saj, Akuah, mesfushori i Torinos.

Edhe pse, Iridi shpresonte më shumë që ai të transferohej në Londër ose në Mançester, pasi Anglia i pëlqen shumë…

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online