Rihapet gara për titull në Angli?

0

E bujshme, Çelsi është mundur sot në fushën e vet nga Kristal Palas dhe tashmë distanca nga Totenhemi i vendit të dytë është shkurtuar në 7 pikë.

Palas luajti një ndeshje të madhe, duke mos u dorëzuar as kur Fabregas shënoi për Çelsin që në minutën e pestë.

U duk një shëtitje, por sulmuesi Zaha, në formë spektakolare, barazoi 4 minuta më vonë dhe sulmuesi Benteke shënoi golin e avantazhit mik në minutën e 11-të.

Çuditërisht, shfaqja mbaroi aty, për sa u përket golave, sepse për 79 minuta, plus shtesat në çdo pjesë, nuk doli në dritë asnjë gol.

Falënderon Totenhemi, që në Bërnli bëri detyrën, duke fituar 2-0 me gola në pjesën e dytë nga Dajer e Son. Tashmë Totenhemi nis të ëndërrojë, por jo shumë, sepse distanca nga Çelsi është ende tepër e madhe.

Në fundin e tabelës dy fitore të mëdha: Lester Siti nuk ndalet më që pas largimit të Ranierit dhe sot mposhti 2-0 Stouk Sitin, me golat e Ndidi dhe Vardit, duke u shkëputur përfundimisht nga zona e rrezikshme, ndërsa Hall Siti kreu një përmbysje fantastike kundër Uest Hemit, duke fituar 2-1, me italianin Ranokia që shënoi golin e fitores 5 minuta para fundit.

Edhe një lajm tjetër i bujshëm: Mançester Junajtid barazoi 0-0 në shtëpi ndaj Uest Bromit, një gafë tjetër për “Djajtë e Kuq”, që luanin pa Pogba, Ibrahimoviç e disa titullarë të tjerë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image