“Rigjeta filozofinë dhe grupin që kisha lënë, trajnerin duhet ta qetësojmë…”

Sebi Plaku, autori i golit të fitores për Kamzën, foli për “Gol pas Goli” pas ndeshjes…

“Që vjet kemi ndërtuar një marrëdhënie të sinqertë dhe kjo u pasqyruar edhe në fushën e lojës. Ekipi ka ndryshuar, por filozofia dhe grupi janë po ato”

“Goli? Në fakt nuk më kujtohet mirë, por kur pashë që goditja u bë, u ndodha aty, si sulmues që jam, duke e devijuar”.

“Ka ndryshime, kemi ndërtuar bazën. Edhe ata që kanë ardhur janë plotësues. Në letër dukemi më mirë si vjet, por kjo është pjesa tjetër që duhet ta shfaqim në fushë. Do të duhet koha e nevojshme. Pretendimet? Me këmbë në tokë, si vjet. Superiorja është shumë e fortë dhe do të luftojmë deri në fund për të mbijetuar”.

“Devolli? Eshtë entuziast dhe shpeshherë mundohemi ta qetësojmë. Ai është i drejtpërdrejtë. Ishim të kënaqur edhe me 1 pikë, por 3 pikët janë maksimumi. Tirana bëri ndeshje shumë të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *