Ricio “snobon” largimin e Higuain: Kutrone është fantastik!

Ditën e sotme në krye të Milanit, ishte zëvendës trajneri, Luixhi Ricio, i cili në “debutimin” e tij në stol si trajner i parë në mungesë të Gatuzos, arriti të merrte tre pikët, në një ndeshje delikate si ajo ndaj Xhenoas.

Pas takimit, Ricio foli për mediat, duke theksuar se sfida e sotme, kishte shumë vështirësi ende pa filluar për Milanin. Gjithashtu, ai u pyet dhe për largimin e Higuain, por përgjigja ishte më shumë një driblim ndaj mediave, pasi zëvendësi i Gatuzos, u përqendrua te paraqitja e Kutrones, i cili është në krye të sulmit pas largimit të “El Pipitas”.

NDESHJA – “Ishte e vështirë në gjysëm orëshin e parë, pasi po hasnim shumë probleme, sidomos në krahun e Susos, ku Abate fillimisht dhe më pas Konti në krah nuk po ndihmoheshin. Gjithsesi, në pjesën e dytë i përmirësuam gabimet dhe dhamë një përformancë të mirë”.

VËSHTIRËSITË E SFIDËS – “Patëm një udhëtim të gjatë nga Arabia Saudite, ku gjithashtu më parë kishim luajtur 120 minuta në Kupën e Italisë. Me pezullime, dëmtime si dhe shumë lojtarë të rëndësishëm jo në formën më të mirë. Patëm shumë vështirësi për këtë ndeshje”.

LARGIMI I HIGUAIN – “Ishte rrotull prej shumë ditësh, por ne do të punojmë me lojtarët që kemi në dispozicion. Dua të theksoj performancën e mirë që ka bërë Kutrone në Kupë Italie, Superkupë si dhe sot. Ishte fantastik në fazën ofensive, duke krijuar hapësira dhe duke i hapur shumë probleme Xhenoas. Patrik punon shumë për skuadrën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *