Riçardo triumfon mes kaosit në Azerbajxhan

Daniel Riçardo ka befasuar të gjithë në Çmimin e Azerbajxhanit në Formula 1, duke arritur një fitore të pabesueshme, në një garë kaotike, ku ndodhi gjithçka, nga hyrja e makinës së sigurisë tre herë në pistë e deri tek flamuri i kuq.

Australiani regjistroi fitoren e parë sezonale për Red Bullin, pasi shfrytëzoi më së miri ndalesat e shumta të garës, ndërsa Fetel dhe Hamilton, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë, patën një sherr të vërtetë në pistë dhe një përplasje mes dy makinave të tyre.

Nën regjimin e makinës së sigurisë, Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Fetel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit. I nervozuar, Fetel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje makinës Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda “stop & go” dhe i kushtoi garën, ndërsa vendin e dytë e mori Valteri Botas, ndjekur nga 18-vjeçari Lens Stroll me Uilliams.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *