Ribery mungon 8 javë, plas sherri nga Guardiola

0

Gazeta gjermane “Kicker” shkruan se francezi Franck Ribery do të mungojë më gjatë seç ishte menduar. 32-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe ka probleme të tjera me muskulin, një “çarje”. Kampi stërvitor në Katar (nga 6 janari) mund të përdoret shumë mirë për t’u rigjeneruar, por Ribery gjithsesi duhet të ekzaminohet për të kuptuar nëse është dëmtuar ndonjë tendinë. Pritet që në çdo rast ai të mungojë 8 javë! 

“Kicker” zbulon gjithashtu se një tjetër sherr ka plasur ndërmjet trajnerit Pep Guardiola dhe stafit mjekësor dhe pikërisht prej krizës së dëmtimeve. Spanjolli ka akuzuar doktorin Voler Braun për dëmtimet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here