Riberi: Luaj edhe dy vite, goli i fundit më frymëzoi

Frenk Riberi është në kërkim të aventurës së re. Sulmuesi 36-vjeçar nuk ka ndërmend të ndalet, përkundrazi në një intervistë për “L’Equipe”, Riberi thotë se do të vazhdojë karrierën e tij edhe për dy sezone.

Kampionatet kinez ose ai amerikan po e tundojnë “ish”-in e Bajernit, por dëshira e Riberi është që të vazhdojë të kontribuojë në një ekip të madh.

“Dëshira ime është që të luaj edhe dy sezone të tjera. Ku do që të shkoj do paguhem mirë, por ky është një vendim shumë i rëndësishëm që nuk më takon vetëm mua, duhet ta marr bashkërisht me familjen time. Goli i fundit që shënova për Bajernin sikur më ndezi diçka. Pse jo të mos provoj një sfidë tjetër në karrierën time”.

“Kam akoma uri. Mendoj se kam diçka për të dhënë dhe për sa kohë të ndihem kështu do shikoj mundësi për të luajtur në klube të mëdha pasi mundem. Kam eksperiencën e duhur për të bërë diferencën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *