Riberi: E dua stolin e Bajernit, kam mentalitet fituesi!

Frenk Riberi u largua nga Bajerni pas plot 12 vitesh dhe sulmuesi francez, është ende duke pritur oferta. Vetë Riberi tha se mendja dhe trupi i tij janë gati të luajnë në ritme të larta, si dhe ka dëshirën që një ditë të ketë një rol në stafin teknik të Bajernit, duke thënë se mund ta bëjë shumë mirë këtë punë.

“Unë gjithmonë do të kem një mentalitet fituesi dhe unë dua ta transmetoj këtë për shumë vite. E di se çfarë ndjejnë lojtarët dhe i njoh ata shumë mirë. Një ditë do ta di se si është të jesh një trajner”.

E ardhmja? Unë jam ende i uritur dhe ende mendoj se kam diçka për të dhënë. Për sa kohë që ndjej se kam nivel të lartë në këmbë dhe në kokë, do të vazhdoj të luaj. Unë ende mund të luaj në një klub të madh, ose të paktën kështu mendoj. Kam qenë gjithmonë shumë profesionist dhe kam punuar shumë. E gjithë kjo përpjekje dhe disiplinë më ka bërë të fitoj shumë.

“E dija se ky sezon ishte i fundit në Bajern, por kurrë nuk kam luajtur duke u rujtur, kam dhënë maksimumin. Kur dhoma e zhveshjes kishte nevojë për dikë që t’iu fliste lojtarëve isha gjithmonë aty”, përfundoi francezi.

Riberi u transferua te Bajerni nga Marseja për35 milionë eurosh, plus një bonus prej 4 milion euro në 2007. Ai luajti 425 herë për Bajernin, duke shënuar 124 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *