Ribaj: Nuk e kuptoj se pse u ndëshkova, ja biseda me tifozin dhe arbitrin!

Andi Ribaj barazoi përkohësisht rezultatin e ndeshjes së sotme, por nuk arriti të festonte golin e tij. Sulmuesi i Flamurtarit u ndëshkua me të kuqe menjëherë pas golit të shënuar, një veprim që i befasoi të gjithë.

Fieraku ka folur pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, duke treguar të vërtetën e ngjarjes dhe fjalët e thëna nga arbitri kryesor.

KAOSI – “Ishte momenti që ne po festonim golin, tifozët nuk pranonin që ne të festonim golin dhe u kapën me fotografin. Në atë moment, solla doktorët sepse pata një problem me brinjët. Kthej kokën dhe pashë tifozët në fushë. Pastaj iu thashë se edhe ata vijnë në Vlorë dhe nuk i ndalon njeri të festojnë.”

GJYQTARI – “Ai më tha do të ta shpjegoj më vonë dhe nuk më dha asnjë shpjegim. Ngjitem lart në tribunë dhe në fund të ndeshjes, më tha kemi bërë gabim. Mendova se do të anulohet kartoni i kuq, pasi nuk i kam sharë tifozët e Partizanit. Asnjëherë në karrierën time nuk kam marrë karton i kuq dhe u ndjeva shumë i ofenduar nga ky gjest. Jam i habitur për gjithçka dhe nuk kam asnjë gjë për të thënë.”

GOLI – “Me largimet, më është dhënë mundësia dhe e kam shfrytëzuar, duke shënuar. Shpresoj të shënoj sa më shumë përsëri. Asnjë nga gjyqtarët nuk më thanë se kanë gabuar, por më thanë delegati dhe vëzhguesi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *