Ribaj gëzon Dajën, por mungon “ylli” i mesfushës

Flamurtari u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi me Kastriotin, ndërkohë që këtë javë vlonjatët duhet të udhëtojnë drejt Laçit. Një sfidë mjaft e vështirë me kurbinasit, ndërkohë që trajneri Ilir Daja i është gëzuar zhbllokimit të Xhevahir Sukajt.

Ndërkohë për sfidën e radhës një rikthim i rëndësishëm është ai i sulmuesit Andi Ribaj, i cili i pat shënuar Skënderbeut dhe Partizanit. Kartoni i kuq i marrë ndaj skuadrës kryeqytetase e penalizoi në sfidën me krutanët dhe tashmë ai është gati për stafin teknik.

Gjithsesi ka edhe një mungesë shumë të rëndësishme për këtë javë. Mesfushori Idriz Batha ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë (8 në total deri tani në kampionat) dhe në Laç nuk do të udhëtojë me skuadrën. Daja duhet të gjejë një zgjidhje për qendrën e mesfushës dhe në fakt alternativat  janë të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *