Rezultoi gabimi më i madh, të gjithë pyesin: Zidan një trajner i madh apo ishte…Ronaldo?

Zidan mori përsipër një detyrë më shumë se të vështirë te Reali i Madridi, me rikthimin pasi këta të fundit po vuanin së tepërmi. I la me nder dhe duke u kujtuar nga të gjithë tifozët, si trajneri që i fitoi të gjitha dhe nuk mund të thyhej.

Por tashmë nuk po rezulton kështu. Reali i Madridit ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Majorkës në përballjen e sapo mbyllur, ndërsa në 9 takime ka grumbulluar vetëm 18 pikë. Ekipi nuk po bind as në “Champions League”, duke lënë shije të hidhur te tifozët.

Një rikthim i guximshëm i Zidan, por të gjithë kanë të njëjtën pyetje: “A rezultoi tekniku francez një trajner i madh apo ishte me fat që kishte Cristiano Ronaldon në ekip?”. Gjithsesi, një gjë është e sigurt, pa yllin portugez nuk është i njëjti Real dhe i njëjti Zidan. /Sport Ekspres/