Rezultatet jo të mira, Empoli dhe Veseli me trajner të ri

Empoli i Frederik Veselit nuk po ecën siç duhet në javët e fundit. Tre ndeshje pa fitore, duke parë dhe formën e mirë që po kalon Bolonja pas emërimit të Mihajloviç në pankinë, kanë bërë që drejtuesit e Empolit, të mendojnë për një trajner të ri.

Ekipi i Veselit tani rrezikon seriozisht, pasi momentalisht Bolonja e vendit të 18-të është vetëm një pikë pas. Kështu, pritet që trajneri aktual, Iakini të shkarkohet nga momenti në moment dhe në krye të ekipit do të rikthehet Andreacoli.

Pikërisht ky i fundit, u shkarkua nga drejtuesit e klubit në muajin nëntor, pas nisjes së dobët të kampionatit. Gjithsesi, pas rezultateve të fundit jo të mira, duket se klubi kërkon t’i japë edhe një mundësi Andreacolit, duke shkarkuar Iakinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *