“Rezultate zhgënjyese”, Gjoka e mbyll te Kukësi

0

Eliminimi në raundin e parë të kualifikueseve të Europa League ndaj hungarezëve të Debreçenit ka rezultuar “fatal” për të ardhmen e Ernest Gjokës në krye te stolit të Kukësit. Klubi verilindor ka komunikuar ditën e sotme ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun kryeqytetas.

Rikthimi i Gjokës në stolin e Kukësit zgjati pak më shumë se tre muaj. 49-vjeçari u emërua trajneri i verilindorëve në fillim të muajit prill, duke zëvendësuar Ramazan Ndreun. Nën drejtimin e Gjokës, Kukësi mbylli kampionatin në vendin e dytë të tabelës dhe siguroi trofeun e Kupës së Shqipërisë për herë të dytë në historinë e klubit.

Njoftim i Klubit!

Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit.

Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.

Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë. FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit.

Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të vijojë të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.