Rezultat i bardhë në Fier, Bylisi befasohet në shtëpi

Apolonia dhe Erzeni janë ndalur në barazim pa gola në stadiumin “Loni Papuçiu”, ndërkohë në Ballsh Albpetroli mundi vendasit. Goleadë në Pogradec

Apolonia dhe Erzeni janë në ndarë në një barazim pa gola në miqësoren e luajtur të mërkurën pasdite në “Loni Papuçiu”. Ka qenë një takim ku te dyja skuadrat janë përpjekur për të treguar vlerat e tyre në fushë, sidomos futbollistët e rinj, që kanë pasur dhe më tepër vëzhgimin e dy trajnerëve. Apolonia ka qenë më kërkuese në lojën e saj, sidomos në 30 minutat e para. Fierakët kanë rrezikuar disa herë me anë të Krasniqit dhe Dimos, por Rizvani ka treguar formë të mirë sportive. Shijakasit kanë balancuar në lojë në 15 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe kanë krijuar mundësitë e veta, por pa mundur të shënojnë. Në pjesën e dytë të dy trajnerët kanë kryer shumë zëvendësime, duke hedhur në fushë thuajse të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion. Të dyja skuadrat u përpoqën për t’i rrëmbyer fitoren njëra-tjetrës, por goli nuk doli në dritë. Kashami dhe Bubeqi kanë mbajtur shënimet përkatëse në bllokun e tyre dhe pas ndeshjes kanë vlerësimet për skuadrat respektive.

Apolonia – Erzeni 0-0

APOLONIA: Çako, Braka, E. Memeti, Kuçi, Sota, Broshka, Troka, Hysenshahaj, Dimo, Kondakçi, Krasniqi. (U aktivizuan: Rrapaj, Mihana, Hëna, Gjoka, Lamaj, Doni, K. Memeti). Trajner: N. Kashami.
ERZENI: Rizvani, Kalluci, Teqja, Goxhaj, Vathi, Deliallisi, Dekavelli, R. Troplini, Xhemalaj, Kllari, Pasha. (U aktivizuan: Gjuzi, Hoxha, Kondiu, E. Troplini, A. Deliallisi). Trajner: D. Bubeqi.
Gjyqtarë: N. Përmeti, N. Rrapaj, Sh. Shabani Fier.


MIQËSORET E TJERA

Në Pogradec vendasit kanë luajtur një miqësore me modestët e Maliqit dhe fitorja ka qenë e padiskutueshme nga ekipi i drejtuar nga Festim Fetollari. Plot pesë gola arriti të realizojë skuadra e Pogradecit, me Topllarin që shënoi tre gola, ndërsa Shyti e Laçka realizuan nga një gol. Miqtë kanë shënuar dy gola me Rapon dhe Ametllin, për t’u mbyllur gjithçka me rezultatin 5-2. Ndryshe nga se ndodhi në Pogradec, në Ballsh vendasit janë përballur me Albpetrolin, që ia ka arritur të befasojë skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli, pasi ka fituar me rezultatin 0-1, më gol të realizuar nga Mandia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *