Rexhinaldo shënjestron Kupën, Gjici “dhuratë” tifozëve

0

Artur Rexhinaldo arriti të shpallej golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Superiore me 13 gola të shënuar, por nuk ia doli të shpallej kampion. Titulli u fitua nga Partizani, të cilët mozambikasi i uron, ndërsa nuk e fsheh zhgënjimin e tij për renditjen e Kukësit në vend të dytë, në një postim në rrjetet sociale.

Megjithatë, sulmuesi dhe shokët e tij kanë një shans për të mos e mbyllur sezonin pa trofe. Të dielën luhet finalja e Kupës së Shqipërisë. Përballë janë bardheblutë e Tiranës. Ndeshja do të zhvillohet në Elbasan Arena.

Rexhinaldo luajti finalen e këtij kompeticioni edhe sezonin e kaluar në këtë stadium. Nuk ia doli të ngrinte në qiell trofeun me Laçin, por ka besim se do triumfojë me verilindorët.

Mbaroi kampionati në Shqipëri. E mbyllëm të dytët, që do të thotë kualifikim për në Europa League. Nuk ishte ky objektivi i klubit, sepse ishte titulli kampion. Duhet të urojmë Partizanin për titullin. Tani kemi një finale kupe te dielën dhe duhet ta fitojmë. Duhet të japim maksimumin për ta mbyllur sezonin bukur. Do doja shumë ta fitoja titullin, por tani kemi mundësi ta mbyllim me një trofe”, shkruan bomberi afrikan.

Në lidhje me finalen ka reaguar edhe klubi kuksian në faqen zyrtare. Presidenti Gjici i ka dhënë një dorë tifozëve, duke siguruar transport falas për ta. Kreu i klubit verilindor dëshiron që ekipit të mos i mungojë mbështetja. Autobusë pa limit do të nisen nga Kukësi, ndërsa do të ketë edhe 4 të tillë në Kamzë dhe 1 në Durrës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.