Rexhinaldo përballë së shkuarës, kuriozitet për Cuculin

Kukësi do të nisë sot kampionatin, me sfidën kundër Laçit në Elbasan Arena (16:45), që vë përballë dy ekipe që kanë luajtur në kupat e Europës këtë verë.

Kukësi luan sot ndeshjen e shtatë në sezonin e ri dhe fitoren e vetme, pa vlerë, e arriti të enjten e shkuar ndaj Torpedos. Sukses i hidhur, sepse duhej shënuar një gol më shumë për të kaluar në play-off të Europa League.

Tashmë sytë janë nga Superiorja, që Kukësi kërkon ta fitojë me çdo kusht, duke parë investimet madhore këtë verë.

Sot pritet të debutojë afrimi më i bujshëm veror, mbrojtësi Adrian Cuculi, i cili pritet të luajë nga minuta e parë krah kapitenit Ylli Shameti.

Një ndeshje e veçantë për Rexhinaldon, sulmuesin nga Mozambiku që sezonin e shkuar ndihmoi Laçin të shkonte në Europa League dhe deri në finalen e kupës, ndërsa tani kërkon të ndihmojë Kukësin të fitojë titullin.

Formacioni i mundshëm

Maloku – Maliqi, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku (Zguro) – Musolli – Uilliam, Shkodra, Çyrbja – Rexhinaldo, Harba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *