Rexhinaldo nuk heq dorë: E tmerrshme, por do luftojmë!

0

Për herë të fundit kishte shënuar kundër Kastriotit në fund të muajit dhjetor. Në atë takim Rexhinaldo dhe Kukësi i gëzoheshin fitores, kurse sot sulmuesi nga Mozambiku doli i pezmatuar nga stadiumi “Niko Dovana”. Skuadra e tij u mposht nga Teuta dhe kjo ndodhi me përmbysje.

Rexhinaldo ishte ai i cili me një goditje nga jashtë zonës arriti të mposhte portierin Isli Hidi. I kish shënuar edhe në dy takimet e tjera, por këtë herë Kukësi u mposht. Shumë zhgënjim dhe Rexhinaldo e ka shprehur në një postim të bërë në llogaritë e tij në “Facebook” e “Instagram”. Gjithsesi ai nuk dorëzohet.

“I trishtuar për rezultatin, i lumtur për golin. Ishte e tmerrshme të mundeshim, dukej se e kishim gjithçka nën kontroll, por kështu e ka futbolli. Është e vështirë, por kurrë nuk ka qenë e lehtë. Do të vazhdojmë të luftojmë dhe të mendojmë gjithnjë se gjithçka është e mundur. Forca”, shkruan Rexhinaldo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.