Rexhinaldo nuk duron më, Kukësi i takon së shkuarës

Sulmuesi mozambikas, Rexhinaldo, mbylli një tjetër sezon të suksesshëm në kampionatin shqiptar të futbollit. Pasi siguroi vendin e dytë në kampionat me Kukësin e tij, si dhe shënoi 13 gola, Rexhinaldo fitoi dhe Kupën e Shqipërisë, madje duke shënuar golin e fitores.

Sot, sulmuesi 29–vjeçar ka pasur një mesazh për shokët e tij të skuadrës, të cilët i përshëndet dhe në këtë mënyrë e mbyll me Kukësin. Një kthesë e papritur, pasi palët kishin gjetur akordin për nënshkrimin e kontratës së re dhe pritej vetëm të zyrtarizohej zgjatja e bashkëpunimit.

SHKAKU I LARGIMIT – Rexhinaldo largohet i zhgënjyer nga Kukësi, pasi kishte pranuar ofertën e bere nga klubi. Gjithsesi në orët e fundit ka ardhur kthesa e papritur. Vetë sulmuesi ua ka shprehur edhe shokëve të tij diçka të tillë.

Klubi i Kukësit, që Rexhinaldo të merrte pagat dhe shpërblimin, i kishte propozuar që fillimisht duhet të nënshkruante kontratën e re. Futbollisti nga Mozambiku nuk ka pranuar dhe kështu vjen edhe ndarja pas një sezoni.

One thought on “Rexhinaldo nuk duron më, Kukësi i takon së shkuarës

  1. Hahaha, tamam klub mafioz, tipik i Arnautistanit!!! Po si ore u dashka te nenshruash kontraten njehere, pastaj te pretendosh per ato qe te takojne me ligj!!! Eshte no sens! Keshtu e trajtonin Gjicin shefat kur ishte polic?

    Do kete ndonjehere futboll persembari ky vend, apo perseri do vazhdojme me Gjicra e Demra?! Sa poshte kemi rene, ja kemi lene ne dore mafies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *