Rexhinaldo: Nisje e shkëlqyer, e shohim në fund sa gola do shënoj

Afrimi më i goditur në merkaton e verës pa diskutim është sulmuesi Rexhinaldo, i cili i vetëm i ka dhënë kuksianëve 6 pikë të plota në dy ndeshjet e fundit. Sulmuesi nga Mozambiku ka folur për “RTSH Sport” para ndeshje me Kamzën, duke theksuar se skuadra e tij do të kërkojë maksimumin dhe në këtë ndeshje: “Në fundjavë do të luajmë ndaj Kamzës, që ka mundur Kastriotin. Do të japim më të mirën tonë për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Ne do i marrim ndeshjet një e nga një për të arritur tek suksesi”.

4 gola në 4 ndeshje nuk janë pak dhe 28-vjeçari është i sinqertë se është një nisje mjaft e mirë nga ana e tij: “Unë përpiqem që të bëj më të mirën time gjatë ndeshjes dhe kam pasur një fillim të shkëlqyer. Kukësi është një skuadër e madhe dhe ndihme mirë që jam pjesë e kësaj skuadre”.

Sa i përket pozicionit te preferua, Rexhinaldo tregon se ai ndihet më mirë si sulmues i parëm ku dhe është aktivizuar në këto ndeshje, megjithatë është gati që të japë kontributin e tij në çdo pozicion: “Unë jam sulmues i parë, por mund të luajë kudo që të kërkojë trajneri”.

Sa gola mund të shënoj Rexhinaldo deri në fund? Sulmuesi e përsërit se për të është e rëndësishme që të ketë sukses skuadra dhe se numri i golave të tij do të shihet në fund, pabërë ndonjë premtim apo kufizim “Nuk mendoj për objektivat individuale, pasi më e rëndësishme është skuadra. Numri i golave do të shihet në fund, e rëndësishme është që të marrim rezultatet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *