Rexhinaldo motivon ekipin: T’i përvishemi punës!

Sulmuesi i Kukësit Artur Rexhinaldo nuk ishte në një ditë të mirë në takimin e sotëm, ku Kukësi u mund nga Partizani me rezultatin 0-1. Futbollisti nga Mozambiku ka menduar të motivojë skuadrën me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Nuk është hera e parë që 28-vjeçari e bën këtë veprim pas humbjeve të skuadrës.

“Kur fitojmë, fitojmë të gjithë dhe në humbje, humbasim të gjithë së bashku. Është e nevojshme që të kemi përulësinë për të pranuar humben, nuk do fitojmë përherë. Është koha t’i përvishemi punës dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës, që është akoma më e rëndësishme. Forca Kukësi”.

https://www.instagram.com/p/BorbhE3D_Ke/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *