Rexhinaldo: Flasin gjëra të gabuara për mua, ju tregoj objektivin tim!

0

Kukësi arriti të fitojë në aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës ndaj Skënderbeut, por rezultati 2-1, lë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit.

Pas takimit të djeshëm, për mediat ka folur autori i golit të parë për verilindorët, Artur Rexhinaldo. Sulmuesi nga Mozambiku ka deklaruar se e rëndësishme ishte fitorja dhe se tashmë do t’i duhet të mendojnë për sfidën ndaj Teutës në kampionat.

FITORJA – “E rëndësishme ishte të fitonim ndeshjen. Edhe pse rezultati nuk ishte i mirë, e rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen e parë. Tani do të provojmë ta fitojmë edhe ndeshjen e dytë.”

KUPA OBJEKTIVI KRYESOR TASHMË – “Nuk duhet ta anashkalojmë kampionatin. Kemi shanse që të shkojmë në finale në Kupë, por na duhet t’i marrim ndeshjen me radhë. Luajmë ndaj Teutës në fundjavë dhe më pas do të mendojmë për Skënderbeun.”

MUNGESAT – “Të gjithë lojtarët te Kukësi janë të rëndësishëm. Kemi disa lojtarë të dëmtuar, por edhe të tjerët janë të rëndësishëm. Edhe pse kemi shumë mungesa, kemi treguar se kemi goxha kualitet.”

NDRYSHIMI I REXHINALDOS KOHËT E FUNDIT – “Jam gjithmonë i qetë. Nuk dua të flas për të shkuarën. Dua vetëm të luaj futboll. Jam profesionist dhe mendja ime është vetëm për të luajtur futboll. Ndonjëherë flasin gjëra të gabuara për mua, por unë duhet të vazhdoj të bëj mirë dhe të ndihmoj ekipin.”

KUPA – “Finalja e sezonit të shkuar u humb ndaj një kundërshtari shumë të fortë, por këtë radhë besoj se do të kualifikohemi ne dhe do ta fitojmë kupën. Shpresoj të fitoj më në fund një trofe në Shqipëri.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.