Rexhinaldo: Faleminderit Shqipëri, këtu më solli… Shkodra!

0

Rexhinaldo fitoi Kupën e Shqipërisë me Kukësin, ndërkohë që me 13 golat e shënuar bëri për vete edhe “Këpucën e Artë”. Sulmuesi gjatë kësaj vere pati disa oferta dhe zgjodhi ta vazhdonte karrierën në Kazakistan, ku i është bashkuar Shakter Karagandit.

Futbollisti nga Mozambiku ka treguar që një rol të rëndësishëm në këtë transferim ka luajtur edhe Donjet Shkodra, mesfushori që në Shqipëri është aktivizuar me Flamurtarin, Skënderbeun dhe Kukësin. Rexhinaldo nga ana tjetër falënderon klubet me të cilat ka luajtur në vendin tonë, sikurse edhe drejtuesit e Shakterit.

“Nisa një cikël të ri në karrierën time profesionale. Shumë faleminderit Shakter Karagandit për besimin dhe bastin e vënë mbi mua. Falënderime speciale për presidentin Andrei Stepanov, që më solli mua në këtë klub me histori. Faleminderit Donjet Shkodra që luftove të vija në këtë klub dhe që më dhe gjithë informacionet e duhura që të vija këtu. Ju ishit gjithashtu shumë i rëndësishëm për të marrë këtë vendim. Faleminderit”, shkruan sulmuesi.

Më tej ai shton:  “Premtoj që do t’ua shlyej në mënyrën më të mirë, me shumë punë, siç kam bërë deri më tani, duke ndihmuar klubin të arrijë objektivat që ka. Kisha shumë propozime, por zgjodha këtë dhe mendova se ishte më i miri në të gjithë mënyrat. Kështu që jam këtu”.

Rexhinaldo ka spikatur në Shqipëri, ku ëshët aktivizuar me tre klube dhe për ta ka vetëm fjalë të mira: “Gjithashtu dua të falënderoj Shqipërinë që më hapi dyert, veçanërisht Luftëtarin, Laçin dhe të fundit Kukësin, që e mbaj mend përjetë, pasi aty kam arritur gjërat më të bukura në karrierë. Mirënjohje pafund”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.