Rexhinaldo disa javë jashtë, Cungun e shqetëson edhe një titullar tjetër

Kukësi ka një ndeshje të vështirë në kampionat në fundjavë, teksa skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të përballet në transfertë me Teutën. Sivjet durrsakët janë një tjetër ekip, ndaj edhe pritet një ndeshje mjaft e fortë.

Por trajner Armando Cungu ka marrë një lajm jo të mirë, pasi Rexhinaldo për shkak të një problemi në kofshë mund të mungojë jo pak, por rreth tre javë. Kështu më Teutën sulmuesi do të mbetet jashtë.

Sulmuesi nga Mozambiku, autor i tre golave kundër Tiranës, është ndalur në një moment të mirë. Haris Harba do të ketë “barrën” e sulmit në ndeshjen kundër Teutës. Boshnjaku akoma nuk ka shënuar në kampionat.

Veç Rexhinaldos, me probleme vijon të jetë edhe mbrojtësi i majtë Simo Rrumbullaku. Gjirokastriti mungoi edhe ndaj Tiranës dhe vijon fazën rikuperuese. Në ditët në vijim do shihet gjendja e tij dhe do të përcaktohet nëse do grumbullohet apo jo për ndeshjen kundër durrsakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *