Rexhinaldo dhe plani i merkatos, Gjoka i thotë gjërat troç

0

Kukësi është gati për ndeshjen me Skënderbeun, por mbi ta rëndojnë akuza për humbjes me Luftëtarin një javë më parë. Trajneri Gjoka, në konferencën e sotme për shtyp i ka anashkaluar ato. “Nuk kam koment dhe nuk më pëlqen të futem në këtë vorbull fjalësh. Jemi mësuar, edhe kur fitojmë, edhe kur humbasim, e njëjta gjë”, u shpreh tekniku i Kukësit.

Më tej ai foli edhe në lidhje me kontratat e lojtarëve, apo edhe mundësinë që finalja e Kupës së Shqipërisë të afrohej me 31 maj. “Nuk e kemi bërë ne kërkesën për afrim të finales, ishte propozim i FSHF-së. Ne dhamë OK-in. Më vonë doli që disa klube refuzuan dhe nuk u ndryshua asgjë.

Sa i takon lojtarëve dhe kontratave, duam që të vijojmë me këtë grup. Presidenti është OK me këtë ide, sepse grupi aktual ka cilësi dhe vitin tjetër do jetë edhe më cilësor. Ky vit shërbeu për konsolidim dhe asimilim mentaliteti, vitin e ardhshëm do të synojmë titullin”, shton Gjoka.

REXHINALDO – “Është pjesë e planeve të klubit edhe për sezonin e ardhshëm. Sigurisht, flas për pjesën e klubit, pastaj çdo lojtar vendos në varësi të interesit dhe ofertave. Për ne është shumë i rëndësishëm. Në datën 2 për finalen ai do jetë në dispozicion, absolutisht”, u shpreh trajneri i Kukësit, që deklaron se nuk po mendojnë që tanimë për finalen.

SITUATA NË EKIP – “Deri tani jam shumë i kënaqur. Ekipi ka reaguar mirë, edhe pse kemi pasur shumë dëmtime. Kemi luajtur shumë ndeshje në pak kohë, me shumë mungesa. Ndaj mendoj se po bëjmë mirë. Shkurtaj e Shameti? Shkurtaj u dëmtua në Gjirokastër dhe nuk do jetë nesër. Është në terapi të vazhdueshme, do jetë gati pas një jave. Shameti ka ndjerë sërish dhimbje dhe nuk do jetë i gatshëm”.

LËVIZJET NË MERKATO – “Së pari, nuk shohim dot aq larg. Kemi objektiva shumë madhore përpara. Së dyti, ky grup ka cilësi, ka pasur nevojë për pak koordinim dhe shumë qetësi. E ardhmja? Në futboll nuk ka asgjë të sigurt. Unë varem nga rezultatet, natyrisht. E kam gjetur ekipin në një moment jo të mirë psikologjik, kemi punuar shumë dhe duam të arrijmë synimet që kemi, para se të flasim për vazhdimësinë me presidentin”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.