Rexhinaldo befason: I lumtur që bashkohem me ekipin

Kukësi po përgatitjet për një ndeshje tepër të rëndësishme. Skuadra verilindore do të ndeshet me Teutën në transfertë nesër në mbrëmje. Dëmtimet kanë qenë problemi kryesor i skuadrës kuksiane, pasi veç Rrumbullakut shqetësime kanë pasur dhe Rexhinaldo e së fundmi Shameti.

Nëse mbrojtësi i majtë është e sigurt që nuk do të luajë, pasi ende nuk i është mbyllur plotësisht plaga në gju, në diskutim është prezenca e kapitenit Shameti, si dhe e sulmuesit Rexhinaldo. Në fakt, për lojtarin nga Mozambiku ishte parashikuar që të mos ishte gati për të paktën dy ndeshje, por vetë lojtari ka befasuar me një postim mbrëmjen e sotme në Instagram.

Sulmuesi shprehet i lumtur që ai është bashkuar sot me grupin. Edhe pse duket e vështirë që të jetë nga minuta e parë në Durrës, nuk përjashtohet mundësia që të grumbullohet me skuadrën dhe të ketë minuta në varësi të ndeshjes. “Jam shumë i lumtur që sot u stërvita me skuadrën time”, thotë sulmuesi në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *