Rexhbecaj injorohet nga Gjermania, ftohen dy shqiptarë të tjerë

Kombëtarja U20  e Gjermanisë ka në gjirin e saj dhe dy futbollistë me origjinë shqiptarë. Bëhet fjalë për futbollistin e Bajernit të Mynihut Meritan Shabani dhe atë të Hanoverit Florent Muslija.

Të dy lojtarët janë ftuar nga trajneri Tomas Nërenberg për ndeshjet miqësore kundër Portugalisë dhe Polonisë.

Ndërsa në listën e kombëtares U21 të Gjermanisë mungon sërish emri i Elvis Rexhbecajt. Djaloshi nga Prizreni ka bërë paraqitje të mira me Volfsburgun, por siç duket nuk ka mjaftuar për të bindur të trajnerin Stefan Kunc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *