Revolucioni Solskjaer, “kurbani” i parë norvegjezit është kapiteni

Është vetëm çështje ditësh para se Ole Gunar Solskjaer të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Mançester Junajtid. Tekniku i “djajve të kuq” është shprehur pak ditë më parë se po bisedon që tani  për blerjet e reja, por në të njëjtën kohë Solskjaer do të marrë vendime dhe për spastrimet.

Sipas “The Sun”, lojtari i parë që do të bëhet “kurban” nga norvegjezi është kapiteni i klubit Antonio Valencia. Futbollisti ekuadorian është pjesë e “djajve të kuq” që prej vitit 2009, por pas pak muajsh ai do të mbush 34 vjeç dhe Solskjaer mendon se ka ardhur koha për t’i hapur rrugë brezit të ri.

E ardhmja e Valencias me shumë gjasa do të jetë sërish në Angli. Sipas “Manchester Evening Neës”, për lojtarin nuk mungojnë ofertat nga ekipe të tjera që militojnë në Premier League, të cilët janë të gatshëm ta marrin 33-vjeçarin me kosto 0 gjatë muajve të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *