Revolucioni i Interit vazhdon, ish-drejtuesi i Romës vishet zikaltër

0

Valter Sabatini është surpriza e radhës nga Interi, pas pushimit nga puna të trajnerit Stefano Pioli.

Ish-drejtori sportiv i Romës, personalitet i rëndësishëm i futbollit italian, është prezantuar sot në Kinë, në selinë e kompanisë Suning.

Një revolucion total, i befasishëm, pasi Sabatini bëhet përgjegjës i zonës teknike, praktikisht një ndër njerëzit më të rëndësishëm të Suningut, pasi do të mbulojë edhe skuadrat e tjera të grupit Suning, Zhiangsu në Kinë, Zhil Visente në Portugali dhe Muskron në Belgjikë.

Nuk dihet ende ndikimi i Sabatinit në aspektin sportiv dhe si do të bashkëveprojë me drejtotin sportiv Auzilio, i cili sapo ka rinovuar deri në vitin 2020.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here