Revolucioni i Champions-it, gati dy ndryshime të rëndësishme!

0

Champions Liga është kompeticioni më i rëndësishëm dhe prestigjioz për klube, por ai është në prag të një revolucioni. Ishte folur dhe më parë, por “Bild” e ka konfirmuar një gjë të tillë. Aleksandër Ceferin, kreu i UEFA-s, dhe Andrea Anjeli, kreu i ECA (Shoqata e klubeve europiane), njëkohësisht dhe presidenti i Juventusit, po punojnë për të modifikuar disa rregulla të kompeticioneve evropiane për të rritur fitimit e klubeve

Rregulli i parë ka të bëjë me ditët e zhvillimit të ndeshjeve: jo më të martën dhe të mërkurën, por në fundjavë. Një gjë e tillë do të detyronte spostimin e ndeshjeve të kampionateve në mesjavë, duke ndërruar ditët e ndeshjeve.

Risia tjetër ka të bëjë dhe me grupet e Champions-it. Sot për sot marrin pjesë 32 skuadra dhe kompeticioni është i ndarë në 8 grupe me nga katër të tilla. Për të ardhmen po punohet për të kaluar në 4 grupe me nga tetë skuadra.

Numri i ekipeve mbetet 32, por, nëse një skuadër zhvillon 6 ndeshje në fazat e grupeve, tashmë do i duhet të zhvillojë plot 14 ndeshje. Diçka e tillë mund të fillojë që nga sezoni 2024-2025.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.