Revolucioni anglez, pezullim për çdo simulim

0

Një ndër gjërat që e veçon futbollin anglez nga pjesa tjetër e botës është loja e ndershme dhe e fortë, me lojë burrërore e pa hile. Pikërisht simulimet për të vjedhur faulle e penallti janë gjërat më të urryera për tifozët në ishull, ndërsa tashmë edhe Federata Angleze ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm. Në një takim në “Wembley” sot, drejtuesit e federatës do të votojnë pro futjes së pezullimit me provë televizive për çdo lojtar që mendohet se ka simuluar në një ndeshje.

Çdo të hënë, një panel me 3 ekspertë do të studiojë gjithë rastet e dyshimta në Premier Ligë dhe çdo lojtar do të pezullohet, nëse të tre gjykatësit do të jenë dakord. Përveç kësaj, për çdo futbollist do të krijohet edhe një databazë me historikun e sjelljes së tyre, që do të thotë se pas çdo rasti të përsëritur simulimi, pezullimi do të dyfishohet.

Sistemi përdoret aktualisht në Skoci, ndërsa prej sezonit të ardhshëm do të futet edhe në futbollin anglez.

Simulimi në futboll është kthyer në një temë shumë të nxehtë në Angli pas një fundjave në fund të muajit prill, ku Markus Rashford, Leroj Sane dhe Herri Kejn u vendosën nën akuzë se i vodhën penalltitë, diçka e padurueshme në futbollin anglez, ndaj tashmë është gjetur një mënyrë e re për të luftuar sjellje të tilla.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here