Revolucion tek Interi, Igli Tare zikaltër?

0

Një lajm i bujshëm nga Italia: Igli Tare mund të transferohet tek Interi verën e ardhshme, një vit para se të përfundojë kontratën me Lacion. Kështu raporton cittaceleste.it, sit shumë pranë klubit kryeqytetas.

Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares sonë ka vite që punon me sukses te Lacio, ku edhe buxhetin nuk është se e ka pasur pa limit.

Ndërkaq, kompania Suning, që zotëron Interin, ka ndërmend të investojë rreth 300 milionë euro këtë verë, por jo duke ia dhënë drejtorit sportiv aktual, Piero Auzilios, sepse synim është pikërisht Tare.

Është zëvendëspresidenti Havier Zaneti ai që duket sponsori kryesor i Tares.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image