“Revolucion” te Tirana, Daja “gradon” Alveshin

Tirana vs Flamurtari, Mema vs Daja. E para është sfida më e rëndësishme, sidomos për rëndësinë që pikët kanë për bardheblutë. Skuadra 24 herë kampionë e vendit është vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë dhe një mbyllje e vitit me fitore është domosdoshmëri dhe qetësi për periudhën e pushimeve. Rikthehen tifozët.

Mema pritet që sot t’i përziejë sërish “kartat”. Humbja me Laçin pati dy anët e medaljes: një Tiranë që dominoi për 70 minuta, por edhe një Tiranë që një Zot e di se pse i pëson aq lehtë golat. Pikërisht në prapavijë do të ketë ndryshime. Por edhe në mesfushë e sulm do të ketë lëvizje.

Te Flamurtari mungon kapiteni Bushiç, por edhe Veliu e Deliaj. Daja si zakonisht pritet ta rreshtojë skuadrën me modulin 4-3-3, me Alvesh që pritet të luajë në majë të sulmit. Torasa dhe Kale do të jenë në mbështetje të brazilianit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

E premte, më 21 dhjetor 2018, ora 16:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Tirana-Flamurtari

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Daja, Mauexhe, Hasani, Sentamu, Greca, Halili. Trajner: Ardian Mema
Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Alla, Pollozhani, Kotobelli, Useini, Batha, Mustafa, Torasa, Kale, Alvesh. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Andi Koçi, Rejdi Avdo, Fatmir Lamaj, Kreshnik Cjapi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Plarent Kotherja

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/736886330014776/?type=3

TIRANA-FLAMURTARI, ÇMIMET E BILETAVE
Tribuna A1, A2, B1, B2 – 1000 Lekë
Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë
Tribuna H (Miqtë) – 300 Lekë
SHITJA: Nga dita e enjte, biletat në shitje 10:00-18:00 te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *