Revolucion te Siti, Guardiola do yllin e Bajernit

0

Pep Guardiola është bindur përfundimisht se në verë duhet revolucion total te Siti dhe klubi ka gati rreth 200 milionë sterlina, për t’i investuar në merkaton e verës.

Emri i parë që Guardiola ka vendosur në listën e afrimeve është ai i mbrojtësit të Bajernit të Mynihut, Xhoshua Kimish, raportojnë mediat angleze.

Duke parë se kapiteni Vinsent Kompani është ndër të parët që do të largohet në verë, Kimish është emri ideal për të ndërtuar një skuadër të re dhe me të ardhme, duke formuar dyshen e qendrës së mbrojtjes me talentin anglez Stouns.

I vlerësuar mbi 50 milionë euro, 22-vjeçari Kimish mund të luajë qendërmbrojtës, por edhe në mesfushë, ndaj Guardiola e kërkon me çdo kusht, aq më shumë që vetë lojtari nuk duket i qetë në Mynih, sepse në 5 ndeshjet e fundit ka luajtur vetëm 42 minuta.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here