Revolucion te Napoli/ Me De Laurentis nuk ka shaka, bllokon rrogat dhe heq më të mirët

Situata nuk ka aspak përmirësim te Napoli, ndërsa u barazua edhe ndaj Milanit me shifrat 1-1 dhe nuk ka ardhur ende fitorja pas shumë takimesh. Përplasja me presidentin De Laurentis dhe mos bindja e lojtarëve, ka sjellë një tensionim të madh.

Por një tjetër dështim për të mos arritur fitoren, ka bërë që De Laurentis të mos ngurrojë, duke futur në zbatim idetë e tij. Me këtë president nuk bëhen shaka ndërsa do të hidhet menjëherë në veprim. Pagesat e lojtarëve do të bllokohen për të gjithë sa i përket këtij muaji, ndërsa është përfolur edhe për një ulje prej 25% të rrogave.

Gjithashtu 5 prej lojtarëve më të mirë dhe që kanë dalë kundër vendimeve të trajnerit do të largohen në janar. Bëhet fjalë për Callejon dhe Mertens, që si pistë kryesore kanë Kinën, Kulibali që po kërkohet nga PSG dhe Juvenus. Pa harruar këtu Insinjen që pritet të shkojë te Liverpuli, por i pashmangshëm mbetet edhe largimi i Allan. /Sport Ekspres/