Revolucion te Mançester Junajtid, 6 lojtarë drejt largimit

Mançester Junajtid këtë verë pritet të pësojë ndryshime të shumta. Drejtuesit i kanë besuar OIe Gunar Solskajer pankinën, ndërkohë që Sky Sports raporton se janë të paktën gjashtë lojtarë që i kanë bërë gati valixhet për t’u larguar në verë. Largime të tilla në masë kishin ndodhur vetëm kur u emërua Luis Van Gal, i cili mes shumë të tjerëve largoi edhe emra si Angel Di maria, Van Persi dhe Çiçarito.

LISTA – Ander Herrera është një nga futbollistët që në verë do të ndryshojë ambient. Mesfushori bask ka marrë një ofertë nga PSG dhe thuhet se e ka pranuar atë. Kështu pritet transferimi i tij në Francë. Huan Mata është një tjetër emër që do të ndryshojë në skuadër. Sulmuesi anësor lidhet me një kalim te Barcelona. Thuhet se kanë nisur edhe bisedimet mes palëve.

Emri më i bujshëm që mund ta mbyllë me Mançester Junajtid është Aleksis Sançez. Sulmi i marrë nga Arsenali nuk ka treguar formën e tij më të mirë dhe largimi është një opsion. Gjithsesi ka një pengesë dhe lidhet me pagën që ai merr të “Djajtë e kuq”. Vetëm pesë gola në 41 ndeshje tregojnë paraqitjet zhgënjyese të tij me Junajtid.

Tre lojtarët e tjerë që pritet të largohen janë mbrojtës: Antionio Valnecia (klubi nuk i ka rinovuar kontratën), Markos Roho dhe Mateo Darmian. Ky i fundit është zgjedhje e tretë për stafin teknik dhe rikthimi në Itali është opsioni më i përfolur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *