Revolucion në strukturë, ja si ndryshon Kategoria e Parë dhe e Dytë

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv janë miratuar disa propozime për ndryshimin e strukturës së Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë.

Skuadrat do të vazhdojnë të mbeten në dy grupe me nga 10 skuadra, por ka ndryshime në mënyrën e ndarjes së skuadrave pas fazës së dytë. Tanimë ndarja nuk do të prekë pesë ekipet e kreut dhe pesë ekipet e pjesë së poshtme të tabelës, por katër ekipet e kreut dhe gjashtë ekipet e pjesës së poshtme.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm është dhe fakti që tani e tutje s’do të ketë më përgjysmim pikësh, pra skuadrat do të ruajnë pikët e plota edhe pas ndarjes së grupit.

Në sezonin e ardhshëm skuadrat e Kategorisë së Parë do luftojnë edhe për vendin e dytë. Skuadrat të cilat renditen të dytat do t’u jepet mundësia të ndeshen në një finale me një takim, ku fituesi i secilës do t’i jepet shansi për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore falë një ndeshje “play-off” me skuadrën e renditur e teta në Kategorinë Superiore.

Dy vendet e fundit të Grupeve A dhe do B do të bien menjëherë në Kategorinë e Dytë, ndërsa skuadrat e renditura në vendin e tetë do të zhvillojnë një ndeshje play-off me skuadrat e renditura të dyta në grupet e kundërta të Kategorisë së Dytë.

Kategoria e Parë dhe e Dytë do të reduktojnë gradualisth numrin e ekipeve duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

 

Skema e Kategorisë së Parë për katër sezonet e ardhshme do të jetë:

Sezoni 2019-2020 me 20 skuadra

Sezoni 2020-21 me 18 skuadra

Sezoni 2021-2022 me 16 skuadra

Sezoni 2022-2023 me 14 skuadra


Skema e Kategorisë së Dytë për katër sezonet e ardhshme do të jetë:

Sezoni 2019-2020 do të jetë me 26 skuadra

Ssezoni 2020-2021 me 24 skuadra

Sezoni 2021-2022 me 22 skuadra

Sezoni 2022-2023 me 20 skuadra. 

 

Kategoria e Parë do të fillojë më datë 14 Shtator dhe do të përfundojë në datë 16 Maj.

Kategoria e Dytë do të fillojë më datë 21 Shtator dhe do të përfundojë më datë 16 Maj 2020.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *