Revolucion në Bundesligë dhe Kahn president i Bajernit

Bajerni i Mynihut nuk po kalon një periudhë të mirë dhe djemtë e Kovaç renditen në vendin e pestë në Bundesligë. Pavarësisht se kampionati është fituar rregullisht, Champions Liga mungon prej 5 vitesh në Bavari.

Një gjë e tillë e ka shtyrë Uli Hënes të mendojë largimin nga posti i presidentit të ekipit. 66-vjeçari e ka paralajmëruar një gjë të tillë, duke thënë që do të marrë shumë shpejt vendimin. Me shumë mundësi, përpara datës 30 nëntor, që përkon me mbledhjen e Asamblesë vjetore të klubit.

Siç citon “SportBild”, Oliver Kahn është kandidatura kryesore për t’u ulur në postin e Hënes. Një gjë e tillë mbështetet dhe nga Lotar Matues, një tjetër legjendë e Bajernit. Sipas Mateusit, Kahn, i cili ka fituar 1 Champions dhe 8 tituj kampionë me Bajernin, është figura perfekte për të qenë presidenti i klubit bavarez.

Në Gjermani ka patur prej kohësh polemika për ditët e zhvillimit të ndeshjeve. Tifozët kanë reaguar dhe protestuar kundër luajtjes së ndeshjeve në ditën e hënë dhe diçka e tillë është pranuar. Duke nisur nga sezoni 2021-2022, Bundesliga nuk do të zhvillojë më ndeshje ditën e parë të javës.

Kontrata me agjencinë DPA parashikonte zhvillimin e 5 ndeshjeve në sezon ditën e hënë. E para për këtë sezon do të luhet me datë 3 dhjetor, midis Nurembergut dhe Bajer Leverkuzenit, që përkon me javën e 13 të Bundesligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *