Revoltohet Nagatomo: Më kanë trajtuar si kriminel

0

Humbja kundër Napolit ishte për Interin thjesht vazhdimi i rrugës së nisur prej javësh, por goli i Napolit, ardhur nga një gabim komik i Juto Nagatomos, bëri që tifozët e Interit të gjenin armikun e ri, duke kujtuar një Greshko nga Sllovakia, që u bë protagonist fatkeq në titullin e humbur ndaj Lacios në vitin 2002. Material edhe për rivalët e Interit: humori dhe talljet arritët në nivele të papara ndonjëherë, aq sa tashmë vetë mbrojtësi japonez, i revoltuar, ngre krye.

“Në Itali, nëse paraqitesh mirë të lavdërojnë e të adhurojnë, nëse paraqitesh dobët të ofendojnë dhe të trajtojnë si kriminel”, shkruan Nagatomo në Twitter, duke shtuar: “Nuk ekziston morali, nuk ekziston respekti. Gjithsesi, jam krenar që punoj në një ambient të vështirë, ku pak njerëz ia dalin. Jam tek Interi prej 7 vitesh dhe kjo është një pasuri e madhe, që më lejon të shoh nga e ardhmja”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image