Revoltohet Flamurtari, arbitri është “i dyshimtë”

0

Në Vlorë nuk flasin prej ditësh, duke vendosur heshtje shtypi para dy ndeshjeve të mëdha të sezonit, kundër Partizanit e Laçit, dy finale jetike, që vendosin fatet e një sezoni që mund të mbyllet shumë keq, por edhe shumë mirë në rast se vijnë 6 pikë, sepse ekziston edhe shansi i kapjes së vendit të katërt.

Sot klubi vlonjat ka thyer heshtjen me një deklaratë për shtyp në faqen e vet në Facebook, ku ka shprehur pakënaqësinë e vet pasi ka mësuar emrin e gjyqtarit të sfidës kundër Partizanit.

Do të arbitrojë Blerim Ziri, i cili është gjyqtar i kolegjiumit të Fushë Krujës dhe natyrshëm lindin dyshime, sepse edhe më parë ka pasur akuza ndaj tij se ndihmon klubet e Laçit dhe Teutës, duke qenë në njësinë administrative Durrës.

Edhe në 30 prill Ziri drejtoi Teuta-Flamurtari 0-0 dhe në atë takim u ndëshkuan me karton të verdhë Bruno Telushi, i cili mungoi për pasojë ndaj Tiranës, si dhe Donjet Shkodra, i cili tashmë ka 5 kartonë të verdhë dhe sot kundër Partizanit rrezikon, sepse një karton tjetër e përjashton nga ndeshja kundër Laçit pas një jave.

Kjo detyron Flamurtarin t’i bëjë thirrje federatës thirrje të marrë masa për të mos lejuar këtë gjyqtar të përfundojë me sukses punën e nisur në Durrës për ndëshkimin me kartonë të verdhë të lojtarëve tanë, duke bërë të mundur mungesën e sigurt të tyre në ndeshjen me rëndësi të jashtëzakonshme të javës së ardhshme, kundër Laçit.

DEKLARATA E PLOTË

Ndiejmë të nevojshme të thyejmë heshtjen për shtyp, pasi u njohëm nga sistemi COMET me gjyqtarët e ndeshjes së sotme kundër Partizanit.

Vlerësojmë tendencioze caktimin e kësaj treshe gjyqtarësh për dy arsye:

1 – Ky gjyqtar ka treguar qartë dhe hapur në ndeshjen e javës së 32-të FK Teuta -Flamurtari F.C , gjykimin e tij tendencioz, në dëm të Flamurtari F.C.

2 – Z.Ziri është gjyqtar i kolegjiumit të Fushë Krujës , që përfshihet në njësinë administrative Durrës dhe si i tillë, ne dyshojmë se qëllimi kryesor i tij do të jetë, ndihma për rivalët e drejtpërdrejtë , FK Teuta dhe FK Laci .

Edhe pse FSHF e ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen Flamurtari F.C vs FK Partizani duke vendosur gjyqtar linje pas porte ,i bëjmë thirrje të marrë masa për të mos lejuar këtë gjyqtar të përfundojë me sukses punën e nisur në Durrës për ndëshkimin me kartonë të verdhë të lojtarëve tanë, duke bërë të mundur mungesën e sigurt të tyre në ndeshjen me rëndësi të jashtëzakonshme të javës së ardhshme, kundër Laçit.

Flamurtari Football Club

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here