Renova mbulohet me para, klubi francez blen bomberin maqedonas

0

Renova ia ka dalë të arkëtojë një shumë rekord për kartonin e sulmuesit Vlatko Stojanovski. Sulmuesi maqedonas është shitur për 300 mijë euro te francezët e Nimes, shumë kjo e konsiderueshme e për një ekip me financat e Renovës.

Stojanovski ishte kryegolashënuesi i kampionatit të Maqedonisë së Veriut në sezonin që lamë pas me 18 gola në 32 aktivizime. 22-vjeçari është lojtari i dytë më i shtrenjtë i shitur nga klubi nga Xhepçishti, me rekordin që mbahet nga Besart Ibraimit që nëntë vite më parë u shit për 450 mijë euro te Shalke 04.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.