Renova “frenon” Shkëndijën, Shkupi barazon në derbi

Shkëndija e Tetovës nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe kjo është reflektuar në rezultatet e kuqezinjve. Këtë herë barazuan 2-2 në shtëpi në derbin me Renovën. U duk se gjithçka do të mbyllej lehtësisht.

Goli i Ibraimit në minutën e 23-të bëri që kuqezinjtë të shkonin në pushim në epërsi, por me fillimin e pjesës së dytë Renova përmbysi gjithçka. Stojanovksi për dy minuta arriti të shënojë dy herë dhe rezultati shkoi në 1-2.

Shkëndija u hodh në sulm dhe në minutën e 80-të ishte Bejtullai ai i cili me një goditje potente nga distanca arriti të shënojë. Tetovarët u munduan të shënonin edhe golin e fitores, por Renova u mbrojt mirë dhe ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Kështu Vardari është shkëputur në krye me shtatë pikë më shumë. Situatë jo e mirë edhe për Shkupin, që barazoi në shtëpi me Rabotniçkin. Dimitrovksi shënoi autogol në fillim dhe bardhekaltrit ishin në avantazh për më shumë se një orë, deri kur Petkovski për miqtë shënoi. Rezultati përfundimtar 1-1 bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë.

MAQEDONI LIGA 1 – JAVA 9

Shkëndija Tetovë-Renova 1-2
Shënues:
Ibraimi 23’, Bejtullai 80’ / Stojanovski 53’, 55’

Shkupi-Rabotniçki 1-1
Shënues:
Dimitrovski 8’ (aut.) / Petkovski 63’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *