Rënia fizike, Hajnkes rrëfen bisedën që zgjoi Vidalin nga gjumi

0

Jup Hajnkes di si t’i motivojë yjet e tij. Trajneri i Bajernit e ka treguar këtë me Arturo Vidalin para ndeshjes me Augsburgun. Ai ka ditur si të flasë me kilianin, i cili së fundmi ka qenë keq fizikisht.

“Pata një bisedë të gjatë me Arturon para dy javësh. I thashë se nuk isha i kënaqur me gjendjen e tij fizike dhe se duhej të ndryshonte diçka nëse donte të luante. Pastaj e pashë se ai po jepte maksimumin dhe ju e patë vetë ndaj Augsburgut se si luajti”, – ka rrëfyer 72-vjeçari.

Edhe lojtarët e Bajernit mendojnë kështu. Robert Levandovski dhe Arjen Roben kanë folur me fjalë pozitive për shokun e skuadrës duke theksuar përmirësimin e tij në seancat stërvitore. Bravo, Jup!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image