Rënia e Kastriotit, mesazhe nga mesfushori dhe shefi i klubit

Skuadra e Kastriotit nuk do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm, pavarësisht se në vitin 2019, ishte një nga skuadrat më të mirë në Superiore. Me në krye Devollin, krutanët provuan gjithçka, por në fund nuk ia dolën të qëndronin në Superligë.

Pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Kukësit, mesazhet nga lojtarët dhe drejtuesit e klubit nuk kanë munguar. Shefi i klubit, Gazmend Vogli, shkroi në faqen e tij në “Facebook”: Falëminderit! Falëminderit me qindra herë për ju çuna bashkë me profesor Devollin dhe gjithë stafin teknik të KS Kastriotit. Falëminderit që sakrifikuat kaq shumë. Falëminderit që dhatë përtej mundësive tuaja. Kokën lart ta mbani. Krenar për ju që djersitët gjak për këtë fanellë e këtë objektiv. Ju jemi mirënjohës sa të kemi jetën.”

Ndërsa mesfushori Ersil Ymeraj, shkroi: “Krenar për këtë grup që dha maksimumin për ta shpëtuar nga rënia, krenar për këta çuna që luftuan çdo sekondë dhe çdo centimetër të fushës. Ekipi që i dha bukurinë Superligës shqiptare, por fati s’ishte në krahun tonë. Urime të gjithëve për ç’ka arritën këtë sezon. Falenderime për gjithë tifozët që na mbeshtetën në çdo ndeshje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *