Rëndohet situata e CR7, policia e Las Vegas: Zotërojmë të gjitha provat

Në një prononcim për portugezen “MC tv”, zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Las Vegasit, Jakinto Rivera, ka zbuluar misterin se provat e dëshmisë së Ketrin Majorgës, vajzës që ka denoncuar Kristiano Ronaldo për përdhunim, nuk janë zhdukur, ashtu siç pohon gjermania “Der Spiegel”.

Asgjë nuk është zhdukur. Zotërojmë të njëjtat prova të vitit 2009. Ekziston veshja e vajzës? Nuk futem në detaje…”, komenton Rivera, i cili shton se futbollisti portugez “duhet të dëgjohet” dhe të shpjegojë se çfarë ka ndodhur në mbrëmjen e 13 qershorit të vitit 2009 në një hotel të Las Vegasit.

Lesli Stoval, avokati i ish-modeles amerikane, kishte lajmëruar më parë se policia zotëron dhe dokumentin e spitalit, ku Ketrin shkoi për t’u vizituar pas ngjarjes. “Jam një djalë i mirë, por jo 100%”, një shprehje ndjese, që ka thënë Ronaldo pas dhunës së supozuar.

Diçka e tillë u rrëfye nga Majorga në ditën e djeshme. Një gjë jo lehtësisht e verifikueshme, por që komprometon lojtarin e Juventusit në këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *