Renditjet, Kategoria e Parë/ Pogradeci fiton dhe merr kreun, Besëlidhja mban hapin pas Partizanit

0

Ditën e sotme është luajtur edhe java e 14 e Kategorisë së Parë. Sa i përket grupit A Besëlidhja ia ka dalë të marrë tre pikët e radhës, edhe pse në mesjavë luajti një përballje konsumuese kundër Partizanit, të cilin e mposhti me shifrat 3-0. Në këtë mënyrë lezhjanët vijojnë të tregojnë formë të mirë dhe të jenë pranë vendit të parë të mbajtur nga Kastrioti.

Ndërkohë Lushnja ka hedhur një hap të gabuar në transfertën kundër Orikut, të cilën e ka humbur me shifrat 1-0. Ata që kanë përfituar prej këtij rezultati kanë qenë pikërisht lojtarët e Pogradecit, që pas fitores 3-0 ndaj Elbasanit mbajnë tashmë kreun e Grupit B. Por përpos kreut, Lushnja rrezikon edhe vendin e dytë, teksa një fitore e Apolonisë do i shihte ata në vendin e tretë./Sport Ekspres/

Grupi A

Egnatia 0–0 Veleçiku

Besëlidhja 1–0 Tërbuni | Dordeviç 57′

Korabi 1–1 Burreli | Prendi 27’, Fikaj 31’, 61′

Grupi B

Pogradeci 1–0 Elbasani | Jahaj (p) 29’, Shyti 67′, 75′

Oriku 1–0 Lushnja | Gjinaj 28’

Devolli 2–1 Turbina | Çela 67′, De Mota 89′, Levendi 73′

Besa 0–0 Iliria

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.