Renditjet, Kategoria e Parë/ Dinamo zhgënjen sërish, Pogradeci shkatërron Turbinën dhe rrëmben kreun

Ditën e sotme ëshët mbyllur edhe java e 18 e Kategorisë së Parë. Kastrioti vazdon të udhëheqë grupin A dhe me tre pikët e marra sot thellon në 8 pikë diferencën me Besëlidhjen, që ka zhgënjyer nga ana tjetër kundër Erzenit. Ndërkohë Dinamos nuk i mjaftojnë as tifozët në transfertën ndaj Veleçikut, të cilën e ka humbur në shifrat 3-1. Klubi kaloi në pronësi të italianëve dhe vendosi edhe transport falas për të gjithë tifozët e vetë, por sërish nuk ia doli të gjejë vazhdimësi.

Ndërkohë në grupin B Lushnja ka bërë detyrën sot, duke dalë me tre pikë nga fusha e lojës, ndërsa Pogradeci ka shkatërruar me shifrat 5-1 Turbinën. Elbasani mbetet sërish në fund të tabelës, teksa nuk arrin do të mposhtë as Shënkollin. Gjithashtu spikat edhe takimi mes Devollit dhe Besës, me këta të fundit që kanë surprizuar verilindorët duke përmbysur gjithçka me anë të tripletës së lojtarit Junior./Sport Ekspres/

Grupi A

Tërbuni – Burreli 0-1 | Almeida 65′

Veleçiku – Dinamo 3-1 | Ujkaj 37’, Hoxhaj 57′, Trumci 70’/ Pontreli 44’

Besëlidhja – Erzeni 1-2 | Moqi 55’/ Alimadhi 40’, Rezi 89′

Kastrioti – Korabi 1-0 | Bardhi 28’

Grupi B

Pogradeci – Turbina 5-1 | Liçkollari 8’, Shllaku 30’, Topllari 55′, Alillari 88′, 90’/ Numara 22’

Lushnja – Iliria 3-2 | Mezini 9’, 33’, Branica 51’/ Xhaferri 30’, Xhymeti 75′

Elbasani – Shënkolli 1-2 | Nuri 23’ (p) | Danaj 61′, Tusha 65′

Oriku – Apolonia 0-0

Devolli – Besa 2-3 | Kame 4’, Hasani 18’/ Junior 44’, 70′, 81′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *