RENDITJA | Partizani merr komandën, nuk ka “shenja jete” në fund të tabelës

Java e 12-të e Kategorisë Superiore ndryshe nga një javë më parë ka sjellë ndryshime në klasifikim. Ndryshe nga se ndodhi një javë më parë, lëvizje ka pasur vetëm në gjysmën e sipërme të klasifikimit, pasi në pjesën e poshtme gjithçka mbetet e njëjtë.

Partizani triumfoi në transfertë me Kastriotin 2-1, ndërsa në krahun tjetër Skënderbeu u ndal nga Laçi. “Demat” u rikthyen në krye dhe tashmë i shohin korçarët 2 pikë më pak.

Forca e tretë e kampionatit tani është Laçi, që mundi kampionët në fuqi. Skuadra e Memellit parakaloi Kukësin, i cili u ndal në barazim me Tiranën. Verilindorët i kalon dhe Teuta, e cila mundi Kamzën në transfertë me rezultatin 1-3.

Nuk ndryshon asgjë në fundin e klasifikimit, por vetëm Luftëtari dhe Tirana shtojnë nga një pikë në renditje. Gjirokastritët rrëmbyen një pikë në Vlorë, me kuqezinjtë që zhgënjyen pas asaj paraqitje mjaft të mirë pak ditë më parë ndaj Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *