Renditja pa penalltitë, 10 shënuesit më të mirë të Superiores

Latif Amadu është shënuesi më i mirë në Superiore, me 9 gola të realizuar. Ganezi i Teutës ka pasur mundësinë që të shënojë katër herë me penallti, duke qenë i “favorizuar” në krahasim me sulmuesit e tjerë. Po të mos ishte për 11-metërshat, Latif do kishte gola më pak se disa futbollistë të tjerë të Superiores.

Por si do të ishte renditja e golashënuesve në elitën e futbollit shqiptar, pa llogaritur rrjetat e tundura nga pika e bardhë e 11-metërshit? Vendi i parë do të ndahej nga tre futbollistë. Rexhinaldo, Bregu dhe Roxher kanë arritur të realizojnë nga shtatë herë. Vlonjati dhe braziliani as që e kanë pasur mundësinë të ekzekutojnë penallti me skuadrat e tyre.

Dy shkodranë kanë realizuar nga 7 gola: Ndriçim Shtubina dhe Edon Hasani. Të dy kanë shënuar edhe nga një gol me penallti. Ndryshe ka ndodhur me Gerhard Prognin, autor i 6 golave pa gjuajtur asnjë 11 metërsh. Nga pesë gola pa penallti numërojnë edhe Jasir Asani e Tomislav Bushiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *